zoom

Lajme

Ema Andrea thumbon Ilnisën: Marrëdhëniet në vende publike dënohen me ligj

Debatit nëse Ilnisa dhe Meritoni kanë kryer marrëdhënie në BBVA i është bashkuar dhe aktorja Ema Andrea.

Ndërsa publiku priste një përgjigje nga Ilnisa gjatë intervistës në Fun Club, ajo as nuk e mohoi dhe as nuk e pohoi përgjigjen.

Më pas, Ema Andrea, përmes një postimi në Instagram shkroi:

“Kodi Penal: Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale në vende publike ose në ambiente të ekspozuara nga vështrimi i njerëzve, përbën kundëvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose ne burgim gjer në një vit”.

Thumbit të aktores i është përgjigjur vëllai i Ilnisës, Kevi, i cili ndërsa publikon një foto nga neni 120, referuar “Shpifjes” dhe shkroi:

“Meqë aktorëve po u duket vetja juristë këto kohë, ta lexojnë mirë Kodin Penal, se nuk është skenar për të dubluar shtrigat e personazheve vizatimorë”.

Nuk e dimë nëse Ema i ka pasur me Ilnisën këto postime, janë rastërose, ose pa lidhje me situatën, por koha e postimit ngjall dyshime. Reagimet e saj vijnë pas intervistës së Ilnisës, e cila shpeshherë ka zgjuar dilemat nëse ka kryer marrëdhënie seksuale me partnerin e saj, Meriton Mjekiqin