zoom

Slider

Elseid Hysaj gjen akordin me ekipin spanjoll, problem mbetet Lazio

Elseid Hysaj nuk bindi në sezonin e tij të parë te Lazio dhe duket gjithnjë e më larg lacialëve. Valencia e re e trajnerit Gattusos kërkon futbollistin e kombëtares shqiptare dhe ka nisur bisedimet me klubin italian.

Oferta e parë nga klubi spanjoll është 3 milionë euro për të nënshkruar me mbrojtësin e krahut, por kërkesa e lacialëve është 5 mln euro, shkruan shtypi italian.

Gattusos do të donte të ribashkohej me Hysajn, me të cilin ka punuar te Napoli dhe po insiston që ky operacion të realizohet.

Sipas gazetarit Enrico De Lellis, klubi panjoll ka arritur akordin personal me 28-vjeçarin për një kontratë 4-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 2 milionë euro në sezon. /zoom.al/