zoom

Politikë

Elona Guri shpërthen kundër Grida Dumës: Bën tregti me moralin

Koordinatorja e LSI-së për Bashkinë e Durrësit, Elona Guri ka reaguar pas deklaratave të bëra nga deputetja Grida Duma për zgjedhjet e pjesshme vendore. Guri thotë se Grida Duma, për t’i ardhur në ndihmë Lulit, bëri një diversion të pamoralshëm për votuesit dhe anëtarët e PD-së duke përdorur si tabelë Lëvizjen Socialiste për Integrim!! Duma gjatë një interviste deklaroi se LSI ka mbijetuar në politikë në kurriz të partive të tjera.

 

Elona Guri:

Sot, Grida në panik duke e parandjerë rezultatin e 6 Marsit sulmoi LSI-në duke zëvendësuar Gazin në rolin e tij të përditshëm.

Grida, për t’i ardhur në ndihmë Lulit, aleatit më besnik të Ramës dhe Rilindjes, bëri një diversion të pamoralshëm për votuesit dhe anëtarët e PD-së duke përdorur si tabelë Lëvizjen Socialiste për Integrim!!

 

LSI ka elektoratin e saj, kauzat e saj, qëndrimet pa kompromis të cilat nuk i ka shkelur për asnjë pazar porti apo plehrash.

LSI ka busull në orientimin e saj, integrimin evropian të vendit.

LSI i ka kushtuar të gjithë vëmendjen e saj ndalimit të shpopullimit dhe ikjes së Rinisë nga Shqipëria. 

LSI ka luftuar pa kompromis kundër aferave korruptive të qeverisë së Rilindjes.

LSI as nuk shitet, as nuk blihet.

Se kush shet e kush blen votat e qindra mijëra votuesve, sakrificat dhe përkushtimin e tyre dihet tashmë qartë, që është kupola që ka zaptuar PD-në me ndihmën e policisë edhe shtetit të Rilindjes.

 

Tradhëtuat votuesit e Opozitës në 2017-ën. I ritradhëtuat në 2019-ën duke i nxjerrë në treg në vitin 2021.

Tradhtia dhe tregtia me moralin dhe sakrificat e të tjerëve janë të vetmet karakteristika që iu bashkojnë.

Takohemi më 7 Mars!.