zoom

Bota

Elon Musk trazon ujërat pas marrjes së Twitter-it: Do të blej edhe Coca-Cola-n…

Elon Musk ka thënë me shaka se dëshiron që pas Twitter, të blejë edhe Coca-Cola, në mënyrë që në recetën e saj të kthejë edhe kokainën.

“E radhës është blerja e Coca-Cola, që t’i fus prapë kokainë brenda”, shkroi në rrjetin social themeluesi i Tesla dhe SpaceX.

Receta e hershme e Coca-Cola përfshinte edhe gjethe të bimës coca, nga prodhohet kokaina. Mendohet se pija origjinale përmbante 3,5 miligramë kokainë.

Më pas, Musk shtoi: “Do ta mbysim fare Red Bullin”.