zoom

Lajme

Ellen DeGeneres në gjendje depresioni, karrierës dhe martesës së saj me Portia de Rossi i vjen fundi

Ellen DeGeneres dhe gruaja e saj, Portia de Rossi, mund të kenë shpresuar për një fillim të ri kur u larguan nga SHBA për një jetë më të qetë në Britani, por burimet për Marca thonë se ëndrra e tyre po kthehet shpejt në një makth.

Çifti bleu një fermë për 18 milionë dollarë në Cotswolds, megjitjatë po përballen me reagime të forta nga vendasit mbi planet e tyre për të rinovuar pronën.

Fqinjët janë të zemëruar, ndërsa i shohin si dy të huaja që po përpiqen të ndryshojnë karakterin e komunitetit të krijuar prej kohësh.

Përveç kësaj, burimet thonë se martesa e DeGeneres dhe De Rossi është gjithashtu në krizë serioze.

“Beteja e fqinjëve të Ellen dhe Portia është shqetësimi më i vogël i tyre. Marrëdhënia e tyre nuk duket e mirë”.

Çifti thuhet se shpresonte se largimi nga SHBA, veçanërisht fundit të karrierës së moderatores Ellen si një yll televizioni, do t’u siguronte atyre paqe dhe privatësi.

Megjithatë, sfidat e përshtatjes me një vend të ri dhe përballja me kundërshtimin nga vendasit kanë shtuar më shumë stres.

 

Postime të lidhura