zoom

Aktualitet

Elia Zaharia rrëfen hap pas hapi sherrin me Princin: Leka më tha “je aktore, po bën kot”

Elia Zaharia ka rrëfyer versionin e saj të ngjarjes për ditën kur debati me Princ Lekën degradoi në përplasje fizike.

Në dëshminë e saj, që është pjesë e dosjes hetimore, Elia shpjegon se babai i saj ndodhej atë ditë në shtëpi për ta ndihmuar atë të kujdesej për vajzën.

Në momentin që është kthyer nga provat, Elia tregoi se ka parë Princ Lekën duke shtyrë me forcë babanë e saj.

Sipas saj, Leka ushtroi dhunë edhe ndaj saj duke e shtyrë dhe rrëzuar përtokë.

Në atë gjendje, shtoi Elia, Princ Leka nuk e ka besuar përjetimin e saj dhe e ka akuzuar se po aktron.

Dëshmia e Elia Zaharisë:

Unë kam disa ditë që kam qenë pa qejf dhe për këtë arsye babai im ka ardhur për të më ndihmuar me vajzën time të vogël 3 vjeç dhe për të më ndihmuar edhe mua.

Sot unë kam qenë në prova, kam ikur ne shtëpi rreth orës 15:30 dhe kam parë biçikletën e babit tim të përmbysur, jam futur brenda në shtëpi në katin e dytë dhe kam dëgjuar debat mes babait dhe Lekës nuk e di se çfarë i thoshin njëri tjetrit, kam parë Lekën i cili po shtynte me forcë babanë tim.

Unë e kam tërhequr Lekën me qëllim që ta largoja nga babai im dhe debati me të dhe duke u tërhequr me njëri-tjetrin kemi zbritur deri poshtë nga shkallët në një moment kur dola jashtë Leka më ka shtyrë me gjithë forcën e tij derisa unë kam humbur ekuilibrin dhe jam rrëzuar përtokë duke u vrarë dhe në kokë, Leka filloj duke më thënë ‘je aktore po bën kot’.

Ndërkohë që kërkoi ndihmë ambulancën ose policinë shtetasi Syl Mulosmani me ka thënë që ambulanca dhe policia të lajmërohen nga babai jot Gjergji, ndërkohë që babai ishte akoma tek dhoma, Leka dhe Syla duke mos më dhënë asnjë ndihmë dhe më lanë në tokë, unë e kam mbledhur veten pasi kam ndenjur disa minuta përtokë, jam çuar vet duke mos më ndihmuar asnjë njeri edhe Leka ka vazhduar dhe më ka shtyrë dhe më pas ai është larguar.