zoom

Slider

Elia Zaharia flet për ndarjen: Nuk më lumturon, kam kaluar muaj të vështirë

Pas Princ Lekës, edhe Elia Zaharia konfirmoi ndarjen e çiftit mbretëror.

Me një reagim në “Facebook”, Elia tregon se këtë të hënë kanë nisur zyrtarisht procedurat e divorcit, një vendim që nuk e lumturon atë.

Por, Elia shton se ky është vendimi më i mirë për t’u marrë dhe tashmë prioritet është lumturia e vajzës.

Reagimi i plotë i Elia Zaharias:

Më duhet tju komunikoj që sot filluam proçedurat ligjore për zgjidhjen e martesës, pasi vendosëm bashkarisht të kërkojmë zyrtarizimin e divorcit!

Ky nuk është aspak një realitet që më lumturon, pasi besoj në vlerat e familjes si gjënë më të shtrenjtë! Kurrsesi nuk do kisha zgjedhur për vajzën time të rritej me prindër të ndarë, por ndonjëherë ndarja qënka e vetmja rrugëzgjidhje!

Ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, është që vogëlushja ime ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur!

Ju falenderoj shumë të gjithëve ju që më keni shkruar e më keni dhënë kurajo! Pavarësisht këtyre muajve të vështirë që kam kaluar, dashamirësia juaj më ka dhënë forcë!
Ju uroj shëndet e lumturi në familjet tuaja!

Reagimi i Princ Lekës:

I pari që konfirmoi lajmet për atë që po ndodh në familjen mbretërore ishte vetë Princ Leka, i cili me anë të një njoftimi të shpërndarë për mediat, pohoi se me Elian po ndjekin rrugën e ndarjes.

“Duke qenë se martesa e ka humbur funksionin e saj, kanë parë të udhës të zgjidhin atë me pëlqim reciprok, duke filluar procedurat e nevojshme ligjore. Pavarësisht besimit të instituti i familjes, LTM Princ Leka II beson se vlerat e respektit dhe mirëkuptimit reciprok do të përbëjnë bazën e marrëdhënies në vijimësinë e saj, që do të ketë si motiv rritjen e edukimin e LSM Princesësh Geraldinë!!!”, thuhet në njoftim.