zoom

Të gjitha

Elegante rrugëve të Mançesterit, partnerja e Cristiano Ronaldos me veshje mbi 2 milionë euro (FOTO)

Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, është një nga modelet më të ndjekura në botë. Postimet e saj në rrjetet sociale apo daljet publike me futbollistin e famshëm, e bëjnë atë që të jetë herë pas here në qendër të vëmendjes mediatike.
Nëna e fëmijëve të yllit portugez i ka surprizuar edhe një herë të gjithë me një veshje që kap vlerën e më shumë se 2 milionë eurove.

Teksa shëtiste rrugëve të Mançesterit, modelja argjentinase mbante veshur një fustan blu që i nxirrte në pah format e saj perfekte. Por ishte çmimi ai që i la të gjithë pa fjalë.

Modelja është shfaqur me një fustan blu të Stella McCartney me vlerë 1900 euro.

Georgina e kombinoi fustanin e shkurtër me taka LeSilla me vlerë 765 euro

Vlera e veshjes nis të rritet kur flitet për çantën që mbante me vete, sigurisht një Hermes, me vlerë 94 mijë euro.

Artikujt më të shtrenjtë janë aksesorët që ka veshur atë ditë, dy unaza dhe një orë shumë e kushtueshme.

E para është një unazë diamanti dhe safiri me vlerë 800 mijë euro. Tjetri është një Cartier me vlerë 700 mijë euro.

Veshjen e ka plotësuar edhe një orë Rolex me vlerë 550 mijë euro.