zoom

Aktualitet

Elbasan/ Po gatuanin, merr flakë bombola

Një dhomë në një shtëpi në Elbasan është përfshirë në flakë. Shkak është bërë bombola e gazit e cila teksa po përdorej për gatim ka marrë flakë.

“Më datë 16.10.2021, rreth orës 11:00, në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan, në një dhomë jashtë banesës e cila përdorej për gatimë në pronësi të shtetases H.V., ka rënë zjarrë si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit“, thotë policia.

Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz dhe as dëme materiale.

Postime të lidhura