zoom

Aktualitet

Elbasan, kamarieri në vdekje klinike! Klienti e masakron me grushte për “tavolinën e rezervuar”

Një 50-vjeçar nga Elbasani ndodhet në vdekje klinike në Tiranë. Ai është Gazment Kurmaku 50-vjeç, kryekamarieri i një kompleksi në Labinot në dalje të Elbasanit në drejtim të qytetit të Librazhdit.

Gjithçka ka nisur tre ditë më parë. Erjon Llapushi kishte shkuar si klient në restorant, por 50-vjeçari që ishte në krye të detyrës si shef i kamarierëve e ka njoftuar se tavolina ku ishte ulur ishte e rezervuar.

Llapushi ka kundërshtuar dhe debati ka agravuar. Po sipas burimeve nga policia e Elbasanit, që rastin e ka njoftuar si sherr banal, Llapushi e ka goditur Gazment Kurmakun me grushte dhe sende të forta. 50-vjeçari ka rënë duke përplasur kokën me një pjesë betoni duke përfunduar në gjendje kome.

Pas ndihmës së parë në spitalin e Elbasanit, 50-vjeçari u transportua në Tiranë ku raportohet se ndodhet në vdekje klinike.

Postime të lidhura