zoom

Aktualitet

Elbasan, 2 burra dhe një grua tentojnë flijimin brenda pak orësh me pesticide, fostoksinë dhe ilaçe

Tre persona janë paraqitur pasditen e 16 majit pranë spitalit Rajonal të Elbasanit brenda pak orësh, me shenja helmimi dhe dyshimet se kanë tentuar flijimin.

Sipas komunikatës zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë, një 61-vjeçare me inicialet S.A., dyshohet se ka konsumuar mbidozë të ilaçeve, aktualisht është nën kujdesin e mjekëve teksa vijojnë hetimet lidhur me detajet të tjera. Dyshohet se akti është kryer në gjendje depresive

Brenda pak minutash në spital ka përfunduar edhe një 69-vjeçar, K.Sh. i cili sipas policisë rezulton banues në Gjinar. Pas hetimeve dyshohet se i moshuari në gjendje të rënduar psikologjike ka konsumuar pesticide.

Ndërkohë po pasditen e 16 majit shtetasi B. T., 27 vjeç i cili rezulton banues në Belsh është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital, dyshohet se ka konsumuar fotoksinë. Tre personat ndodhen në spital nën kujdesin intensiv të mjekëve, policia sjaron se për të tre rastet janë ngritur grupe të posaçme hetimore për të zbardhur ngjarjet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura