Aplikacion
Ngjarja e rëndë ndodhi më 30 gusht, ku autori qëlloi vëllanë dhe motrën brenda në agjencinë turistike që ishte në pronësi të viktimave.
Autori i kishte viktimës një borxh prej 150 mijë eurosh, për të cilin Albani Muskurti kishte hapur edhe një proces gjyqësor, ku Arseni kishte kërcënuar edhe avokaten e të vëllait.
Arsen Muskurti, i njohur edhe me emrin Hamza Muskurti, është një biznesmen i dyqaneve të “Natyral Vita”. Sa i takon jetës personale, autori ka dy gra.
Pas vendimit të Gjykatës për të lënë në burg Meskurtin, dy gratë e autorit të ngjarjes kanë paraqitur kërkesë për urdhër mbrojtje në Gjykatë.
Pas krimit të rëndë, ato u strehuan në një qendër sociale, pasi kishin frikë për një hakmarrje të mundshme.
Gjykata e ka refuzuar këtë kërkesë, sepse sipas tyre nuk ka të dhëna të mundshme për kërcënim.