zoom

Bota

Ekzekutohet kryebashkiaku, gjendet i pajetë në makinë

Një tjetër zyrtar i lartë është vrarë me armë zjarri në Meksikë.

Të dielën autoritetet konfirmuan ekzekutimin e kryebashkiakut të Tancawich, Jesus Eduardo Franco.

Ai u gjet i pajetë brenda në makinë, së bashku me tre persona të tjerë.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga vdekja e kolegut tonë Eduardo Franco, kryebashkiak i Tancavic. Ne kërkojmë nga autoritetet (…) të gjejnë përgjegjësit”, tha përmes X-it Rita Rodríguez, presidentja e organizatës shtetërore të MORENA-s.

Më herët, një tjetër kryebashkiak, ai i Chilpancigo, Alejandro Arcos, u vra me armë zjarri nga krimi i organizuar në Meksikë, duke tronditur vendin.