Aplikacion
Të akuzuarit janë: Ernjet Shyti, Skënder Vathi, Xhuljano Visha, Leonar Xhixha dhe Bujar Leza.
Ekzekutori Ernejt Shyti u dënua me 7 vite, ndërsa Bujar Leza dhe Skënder Vathi me nga 30 vite burg. Ndërkohë Shyti mban statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.
Behar Sofia, i njohur si “padron droge” më 1998 në Turqi, u ndoq nga ekzekutori Ernejt Shyti dhe disa metra pranë shtëpisë së tij, i ka dalë para 66-vjeçarit dhe e ka qëlluar mëngjesin 25 shkurtit (2021) afër Piramidës në kryeqytet.
I veshur sportiv, me kapele, syze e maskë anti-COVID pasi ka bërë atentatin, autori është larguar dhe ka kaluar në këmbë urën e Lanës, duke u shtirur si topall (çalaman), që të mos diktohej nga shënjestra.
Më pas, ai ka marrë një biçikletë pranë kullave dhe është larguar drejt Kodrave të Liqenit.
Shyti u arrestua në Mal të Zi ndërsa në dëshminë e dhënë në Gjykatë ka treguar me detaje rolin e të pandehurve të tjerë. Porositësi i vërtetë i atentatit mbetet ende i panjohur, sepse grupi vepronte si kontraktor me pagesë. /ZOOM.AL/
“Komisariatet e Tiranës janë mbushur me të rinj dhe adoleshentë”. Paralajmërim ministrit Hoxha