Aplikacion
Raportohet se mijëra efektivë policie kanë nisur kërkimet pas zhdukjes së Adolfo Macías, i njohur me nofkën “Fito”, lideri i dënuar i bandës së fuqishme të drogës Los Choneros.
Në foton kryesore shfaqet 44-vjeçari Macias, kur po transferohej në burg vitin e kaluar nga autoritetet.
44-vjeçari u raportua i zhdukur të dielën pasi u zhduk nga burgu në qytetin port të Guayaquil ku po vuante dënimin pak para se të transferohej në një strukturë të sigurisë maksimale në të njëjtin qytet.
Edhe kartelet shqiptare që veprojnë në Ekuador mbajnë lidhje shumë të forta me bosët vendas, për të menaxhuar më mirë biznesin ilegal. Por nuk dihet nëse një prej tyre nga jashtë apo brenda burgut e ka ndihmuar kumbarin “Fito” të arratisej.
Në burgun ekuadorian vuajti dënimin edhe Dritan (Gramos) Rexhepi, i cilësuar si bosi i kartelit shqiptar të narkotrafikut nga Amerika Latine për në Europë dhe që u arrestua dy muaj më parë në Turqi, për qëllim ekstradimi.
Gjithashtu në Ekuador deri tani janë ekzekutuar të paktën 7 shqiptarë, në luftë për territor apo si pengje garancie të biznesit, si pasojë e ngarkesave të kapura apo të humbura.
Në përgjigje, presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa shpalli gjendjen e jashtëzakonshme 60-ditore, duke thënë: “Ka ikur koha kur të dënuarit për trafik droge, vrasje dhe krim të organizuar i tregonin qeverisë se çfarë të bëjë”. /ZOOM.AL/