Aplikacion
I shumëkërkuari nga SPAK, u akuzuaa pasi doli në bisedat e zbërthyera të aplikacionit SKY ECC, ku rezultoi se kishte krijuar kushtet për vrasjen në tentativë të ish-deputetit Arben Ndoka dhe Hektor Xheçukës, si dhe në ekzekutimin e Erigers Mihasit, i njohur si “ushtari” i Ervis Martinajt, në zonën e Astirit.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka folur sot për ekstradimin e tij. Balla tha për gazetarët se ekzistojnë të gjitha instrumentet për ta vendosur Bamin para drejtësisë. Ai tha se po vlerësohet dokumentacioni i përgatitur nga SPAK. Ministri i Brendshëm shtoi gjithashtu se Emiratet apo Dubai nuk do të jenë më oaze që garantojnë paprekshmërinë e njerëzve të botës së krimit.
“Kjo është diçka për të cilën ne jemi në kontakt me autoritetet policore të Emirateve të Bashkuara Arabe me të cilët kemi një komunikim të shkëlqyer dhe që dua ta them shumë qartë se jemi në fazën e vlerësimit të dokumentacionit të përgatitur nga SPAK, nga pala e Emirateve të Bashkuara Arabe. Gjithë provat e paraqitura nga pala shqiptare, do të vlerësohen nga autoritetet gjyqësore të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe unë jam i bindur se kjo qasje e krijuar se Emiratet apo Dubai është një oaz ku mund t’i shpëtosh përballjes me drejtësinë, dhe autoritetet e këtij vendi mik e kuptojnë qartë se raste si rastin që ju përmendët, i kemi të gjitha instrumentet për ta vendosur para drejtësisë shqiptare”, u shpreh Balla.
Nga ana tjetër, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku u shpreh se vendimet gjyqësore të vendeve përkatëse prevalojnë dhe se nuk është e domosdoshme marrëveshja e ekstradimit.
“Marrëveshjet e ekstradimit që shteti shqiptar, Ministria e Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme që vendos me vendet evropiane dhe më gjëra kanë të bëjnë me të drejtën e shtetit shqiptar për të ekstraduar me qytetarët e vet. Për të gjithë personat e shpallur në kërkim ndërkombëtar, drejtësia shqiptare nuk ka nevojë për marrëveshje ekstradimi, janë dhe prevalojnë vendimet gjyqësore të vendeve përkatëse”, tha ai. /ZOOM.AL/
Berisha: Historia kurrë s’do të na falë, nëse ne nuk shpëtojmë shqiptarët nga kjo narkodiktaturë