zoom

Aktualitet

Eksperti ngre dyshime – Një tjetër i përfshirë në vrasjen e Pëllumb Metës?

Pas tre fëmijëve që akuzohen se vranë babanë në Shënavlash të Durrësit dyshohet se fshihet edhe një person tjetër.

Dyshimet i ngriti eksperti i sigurisë, Fatjon Softa. Duke analizuar rezultatet e eksperimentit në poligon që kreu grupi hetimor me fëmijët e Pëllumb Metës, nga ku rezultoi se të tre ata dinin të bënin qitje me armë, Softa tha në studion e “Breaking” se dikush tjetër ka mësuar fëmijët të përdorin armën.

Sipas tij, është mister edhe kush i ka ndihmuar ata të fshehin trupin e babasë, Pëllumb Metës, pas vrasjes.

 

 

dhe i ka ndihmuar ditën e vrasjes të fshehin trupin.

“Një vajzë 19-vjeçare premisat dhe mundësia për ta përdorur armën janë shumë minimale. Një femër duhet ta mbushë, ta heqë këmbëzën, ta tërheqë siguruesen, ta përdorë etj. Kjo ishe një nga ato pse grupi hetimor kërkoi të bënte një eksperiment për të parë sa njohuri dhe si ata mund ta përdornin dhe jo vetëm aq, por dhe mënyra e qitjes, mënyra si shpërndahen plumbat, apo si e mban në dorë dhe trajektorja e lëvizjes së plumbave mund të shërbejë për të plotësuar kërkimin shkencor për të nxjerrë në pah kush ka qenë qitësi i vërtetë. Unë mendo0j që mënyra se si ka shprehur qetësinë dhe fakti që kërkon të tregojë si në një libër një ngjarje makabër dhe duket si një person që nuk e ka kryer këtë krim, kjo mund të hedhë më shumë dyshime se mund të jetë i përfshirë dhe një person tjetër jashtë familjes. Pyetja është nëse kjo di të mbushë armën dhe di të marrë vijën e shënimit, kush e mësoi këtë vajzë?”, tha Fatjon Softa.