zoom

Sport

Eksperimentet e UEFA-s me Air Albania, kaos me tifozat në derbin Tirana-Vllaznia

Masat e sigurisë të shtuara janë bërë pengesë qe shumë tifozë të humbasin ndeshjen derbi Tirana-Vllaznia këtë të shtunë në Air Albania.

Për shkak se ekspertët e UEFA-s po bëjnë prova për Conference League, finalja e së cilës do luhet në maj në Air Albania, tifozëve u është kërkuar në momentin e fundit karta e identitetit. Kjo i ka kapur të papërgatitur shumë prej tyre dhe për rrjedhojë kanë humbur mundësinë për tu futur në stadium.