zoom

Slider

Ekskluzive/ Ja personazhi i ri që futet në Big Brother VIP

Shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri “Big Brother VIP” do t’i bashkohet nutricionistja Diola Dosti.

Dosti, që gjithashtu është moderatore emisionesh televizive lidhur me stilin e jetës dhe mirëqenien do të jetë konkurrentja më re e reality show-t.

Nuk dihet nëse ajo do të qendrojë në izolim, si konkurrentët e parë apo do të futet direkt, duke qenë se tashmë Big Brother ka nisur. Po kështu, me pikëpyetje mbetet edhe data e hyrjes së saj, nëse Diola do t’i bashkohet sonte formatit televiziv apo të martën.

Nutricionistja është nënë e tri vajzave, nga martesa me ish-bashkëshortin, pediatrin Dardan Baftiu.

Mbetet për t’u parë se si konkurrentja do të ambientohet me monitorimin 24-orësh, banorët dhe interesin e madh mediatik.