Aplikacion
Kontribut negativ ka pasur grupi i aktiviteteve profesionale dhe shërbimeve administrative me -0.3% Industri, Energji dhe Uji me -0.02%.
Ndërsa nga tremujori paraardhës, PBB-ja është rritur me 0.17%.
Komponentët kryesorë të PBB–së me metodën e shpenzimeve, për tremujorin e katërt të vitit 2021, ishin konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u rrit me 5.3%. Konsumi final i qeverisë u rrit me 6.8%. Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks u rrit me 16%.
Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 24.4%, ndërsa Importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 33%.
Ndërkohë, Instat ka publikuar dhe raportin e PBB-së për 2019-n dhe gjysmë final për 2020-n.
Në vitin 2020 ekonomia shqiptare shënoi një rënie me 3.5%, pas rritjes me 2.9% në vitin 2019.
Sipas të dhënave me baza vjetore, PBB me çmime korrente në vitin 2020 u vlerësua 1.644.077 milion lekë ose 13.3 mld euro. Për vitin 2019, 1.691.903 milion lekë ose 13.8 mld euro.
PBB për frymë në vitin 2020 arriti 579 mijë lekë, 4.681 € nga 593 mijë lekë, 4.818 €që ishte në vitin 2019.
Gjatë vitit pandemi, kontributin më të madh e ka dhënë aktiviteti i pasurive të paluajtshme me rritje 0.31%. Ndërsa rënien më të madhe, tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimet me -1.6%.
Sipas strukturës së PBB-së sipas aktiviteteve ekonomike, peshën më të madhe në ekonomi për vitin2020 vazhdojnë ta zënë Shërbimet gjithsej me 48.4% , duke shënuar një ulje me 4.1%.
Industria dhe ndërtimi përbëjnë 20% të PBB-së, të cilat në terma realë shënuan përkatësisht: Industria ulje me -9.5% dhe ndërtimi rritje me 1.8% . Bujqësia, gjuetia, pyjet dhe peshkimi përbëjnë 19.3% të PBB-së dhe janë rritur me 1.35%.
Deflatori i PBB-së për vitin 2020 ishte 0.68%.
Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u ulën me -29.5% , ndërkohë që Importet e mallrave dhe shërbimeve u ulën me -19.5%, krahasuar me vitin 2019.
EMRAT/ Kush ishin dy shënjestrat e atentatit në Berat, ikën me vrap për të shpëtuar nga plumbat