zoom

Sport

Egnatia s’ndalet për Superioren, Partizani shpërdoron, Tirana bie, Laçi rigjen fitoren

Partizani nuk arriti të përfitonte këtë fundjavë ndaj Kukësit, teksa Murataj shpërdoroi një penallti në minutën e 98 për “demat e kuq”, që mund t’u jepte fitoren 2-1,  teksa Egnatia siguroi një trepikësh me shumë vlerë ndaj Dinamo-Citi 1-2 në tranfertë, duke thelluar diferencën nga ndjekësio më i afërt dhe synuar titullin kampion të Superiores.

Kurse Laçi ka provuar shijen e fitores pas 8 ndeshjesh. Triumfi 0-1 ndaj Skënderbeut në Korçë erdhi pikërisht në momentin e duhur, 3 pikë të arta për djemtë e Mirel Josës këtë të dielë. Rasti i parë serioz i takimit i takoi kurbinasve, që “flirtuan” me golin që në minutën e tetë.

Në minutën e 12-të, Laçi festoi pas goli të Agan Mjaki, i asistuar nga Ronald Sobowale. Pas gjysmë ore lojë, korçarët fitojnë një penallti, kontakti Rashica-Silva u konsiderua 11-metërsh nga arbitri Doda. Gjithsesi, pas një rishikimi me VAR, gjyqtari ndryshoi vendimin.

Në minutën e 50-të, Rashica provoi nga larg, asnjë rezultat. Të besuarit e Ivan Gvozdenoviç rritën presionin për golin e barazimit, rastet sa vinin e po shtoheshin. Prapavija e Laçit u duk në një natë të mirë, duke mos lënë shumë hapësira. 7 minutat shtesë nuk prodhuan gol, me rezultatin 0-1 që mbeti i pandryshuar. Skënderbeu është në vendin e pestë, Laçi është në vendin e gjashtë.

Kurse Vllaznia shkatërroi Tiranën 1-0, me djemtë e Osmanit që duket sikur e kanë marrë veten takimet e fundit dhe po dalin nga bataku. Kurse Teuta shpërdoroi një penallti për të gjetur një fitore me shumë vlera që do e nxirrte nga fundi i tabelës, teksa u mjaftua vetëm me një barazim në transfertën e Shijakut, ndaj Erzenit, ose në miniderbin e qarkut.