Aplikacion
Egnatia ka shpartalluar Vllazninë me shifrat e thella 0-4 në “Loro Boriçi”.
Goli i parë u shënua në minutën e 23-të nga Mëllugja, i cili bëri një goditje fantastike nga jashtë zone.
Goli i dytë i takimit mban autorësinë e Duamenës, që shfrytëzoi në maksimum një kundërsulm të rrogozhinasve.
Kur të gjithë prisnin kundërpërgjigjen e Vllaznisë, Egnatia tundi përsëri rrjetën në minutën e 77 me anë të Fernandosit, që e me të majtën e tij e dërgon topin në trekëndësh.
Për të vulosur shifrat përfundimtare të kësaj sfide ka menduar Xheksoni, i cili e shtyn topin në rrjetë për t’i dhënë Egnatias fitoren 0-4.
Rrogozhinasit hedhin një tjetër hap të rëndësishëm drejt objektivit për të mbërritur në kupat e Europës, ndërsa Vllaznia i sheh kompeticionet e UEFA-s gjithnjë e më larg.
Në krahun tjetër Tirana ka mundur të fitojë në limitet e kohës së rregullt përballë Kastriotit.
Krutanët mbajtën rrjetën të paprekur deri në minutën e 89, kur Hila e shtyn topin me kokë përtej vilës fatale.
Bardheblutë nisin menjëherë festën e çmendur në “Elbasan Arena”, teksa me këtë rezultat vijojnë të mbajnë diferencën prej 5 pikësh me Partizanin e vendit të dytë.
Ndeshja ka pasur edhe tensione, pasi Karaçani dhe Lushkja janë konfrontuar fizikisht pas shënimit të golit. /zoom.al/
Tirana renditet e 5-ta në Europë me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve