zoom

Slider

Egnatia shpërfytyron Vllazninë, Kastrioti ndal Tiranën, Xhixha humb rastin e artë

Egnatia shkëlqen në shtëpi duke mundur me rezultatin e pastër 3-0 Vllazninën në Arena Egnatia.

Në minutën e 22′ Delarzh zhbllokoi takimin duke mposhtur Zogoviç.

Dy minuta më vonë Musta, i dërgoi shifrat në 2-0 dhe kjo pjesë u mbyll me avantazhin e vendasve, që ishin superior.

Edhe pjesa e dytë, nisi mirë për Egnatian, që në minutën e 57′, shënoi golin e tretë me Camaj dhe me këtë rezultat u mbyll kjo ndeshje.

Në ndeshjen tjetër Tirana u ndal në barazim pa gola, 0-0 në Kamëz ndaj Kastriotit.

Në tërësi, loja ishte e balancuar, me Tiranën, që pati rastin e artë në sekondat e fundit me sulmuesin Xhixha, që nga fare pranë nuk gjeti dot golin. /zoom.al/