zoom

Sport

Egnatia përmbys Kastriotin dhe e mbyll vitin në podium, Bylis ndal Erzenin

Egnatia rikthehet te suksesi teksa ne kampionat duke mundur në transfertë 3-2 Kastriotin në një sfidë emocionuese.

Rrogozhinasit luajtën prej minutës së 43-të në disavantazh numerik me Agbekpornu që u ndëshkua me karton të kuq.

Egnatia kaloi e para në avantazh me anë të Laurentino në minutën e 32-të, që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Kastrioti barazoi me Santiago Selmani në minutën e 37′ dhe kjo pjesë u mbyll 1-1.

Në fraksionin e dytë, skuadra e drejtuar nga tekniku Ardian Mema kaloi në avantazh me Edon Hasanin, por Egnatia përmbysi gjithçka në harkun e pesë minutave (’51, ’56), falë golave të Fernandos dhe Delarge.

Më pas të besuarit e trajnerit Shpëtim Duro administruan rezultatin dhe në fund morën një tjetër tripikësh të rëndësishëm duke u ngjitur në vendin e tretë në kuotën e 24 pikëve. Nga ana tjetër, Kastrioti, mbetet në vendin e shtatë me 18 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Erzeni dhe Bylisi u ndanë në një barazim 1-1. Ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh me Muçollarin në minutën e 33′. Në fraksionin e dytë, shijakasit vendosën ekuilibrat në minutën e 83-të falë golit të Sadikit. /zoom.al/