Aplikacion
Por ka një kusht: Duhet të luajë në një orar diellor, sepse stadiumi nuk ka ndriçim. Me një logjikë të thjeshtë, në këtë rast do t’i takonte që ndeshja të luhej në orën 17:00, në temperatura të larta. Do të ishte ky orari i përshtatshëm, sepse duke qenë ndeshja e kthimit, mund të shkojë edhe me shtesë apo me penallti.
Nëse rrogozhinasit duan të shmangin temperaturat e larta, atëherë duhet të luajnë në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës si pritës. “Elbasan Arena”, ku kampionët në fuqi zhvilluan ndeshjen e kthimit me boshnjakët e Borac Banja Lukës, është zënë nga Partizani, që gjithashtu merr pjesë në Ligën e Konferencës.
UEFA mësohet se i ka dhënë klubit rrogozhinas këto dy variante për sfidën e javës së ardhshme me Vikungurin dhe tashmë duhet marrë një vendim. Në fakt, në stadiumin e Rrogozhinës po bëhen punime aktualisht për rregullimin e tribunës përballë, por është dhënë “ok” për zhvillimin e ndeshjes me islandezët. Problemi qëndron te temperaturat e larta, që më shumë janë shqetësuese për Vikingurin, por edhe për vetë rrogozhinasit.
Kujtojmë që vetëm një javë më parë, me kërkesën e islandezëve të Valurit u s’postua orari i ndeshjes me Vllazninë në Shkodër, që nga ora 18:00 kaloi në orën 20:30. Tani pritet vendimi zyrtar për stadiumin dhe orarin e ndeshjes së kthimit, edhe pse e gjithë vëmendja është te sfida e nesërme në Reikjavik. /ZOOM.AL/
“Kalova në depresion”- Eneda Tarifa rrëfen periudhën e saj të errët: Kisha frikë për jetën