zoom

Lajme

Egli Tako reagon për herë të parë pas daljes nga shtëpia e Big Brother

Egli Tako, banorja që la dje shtëpinë e Big Brother VIP për arsye shëndetësore, reagoi pas vendimit për të ndërprerë përfundimisht garën.

Në Instagram, ajo iu përgjigj shkurtimisht pyetjes “Si je”, duke treguar se aktualisht është e paqartë për gjendjen e saj.

Egli nënvizoi se në këto momente ka nevojë për dashurinë e njerëzve më të afërt.

“Më keni pyetur shumë si jam. Ndonjëherë pyes dhe veten si jam. Dhe nuk di si ndihem. Unë vetëm di që kam një boshllëk brenda meje. Dhe nëse shikoj brenda vetes shoh ngjyrën e zbrazëtisë. Është diçka e çuditshme. Ndonjëherë shpëtoj veten dhe ndonjëherë nuk mundem. Thjesht di që në këto momente kam nevojë të ndjej ngrohtësinë e përqafimeve nga familjarët dhe miqtë e mi”, shkruan Egli.

Pas daljes së Eglit, Vëllai i Madh vendosi të ndërpresë televotimin e javës, ndërsa në spektaklin e nesërm do të diskutohet më shumë për këtë vendim dhe për marrëdhënien që ajo pati me Gjestin./ Zoom.al

Postime të lidhura