zoom

Lajme

Egla nuk i ndahet Meritonit, sherr për martesën: Gënjeve shqiptarët dhe bëre gjynahqarin…

Debatet mes Egla Cenos dhe Meriton Mjekiqit nuk kanë fund në shtëpinë e “Big Brother VIP3”.

Mbrëmë ata janë grindur dhe akuzuan njëri-tjetrin, ku aktorja e pyeste vazhdimisht moderatorin nëse ai ka qenë apo jo i martuar me ish-partneren e tij, me të cilën ka edhe një djalë.

Ceno e ka cilësuar gënjeshtër rrëfimin e Mjekiqit për marrëdhënien me ish-partneren dhe të birin, ku zbuloi se Loari ishte autik dhe se nuk e kishte takuar prej një kohe të gjatë. Sipas tij, shkak ka qenë mungesa e vizës për të shkuar në Austri.

“Po të ishe i martuar, do ishe me vizë, ti the s’kam vizë, ajo jetonte në Austri. Na tregove një gënjeshtër. Na bëre gjynahqarin! Ke gënjyer të gjithë shqiptarët”, është shprehur Egla.

Nga ana tjetër, Meritoni e ka injoruar aktoren, duke i thënë “ç’të intereson ty”.

Pjesë nga debati:

Egla: Ke qenë i martuar me ish-gruan tende? Ke qenë apo jo?

Mertioni: Po vazhdon të tregohesh shumë e keqe, por unë e di që ti ndoshta kështu mundesh me qëndruar në këtë shpi.

Egla: Po ma trego mo, ke qenë apo jo i martuar, se na ke treguar një histori, pse nuk e tregon deri në fund? Se po të ishe i martuar do ishe me vizë, ti the s’kam vizë, ajo jetonte në Austri.

Meritoni: Çfarë të intereson ty?

Egla: Sepse na tregove një gënjeshtër! Ke treguar copëza gënjeshtrash. Nuk kemi lindur dje!

Meritoni: Ti teta Eglantina, definitivisht je shembulli më i keq që mund të mund të japësh në këtë shpi.

Egla: Lëri gratë i dashur nipçe! Nipçe, do më kthesh përgjigje për gruan apo jo? Ishte i martuar për të ikur me vizë? Gënjeve, ke gënjyer të gjithë shqiptarët, nëse nuk e ke treguar siç duhet, se mund të ikje në Austri po të ishe i martuar. The nuk kisha vizë, na bëre gjynahqarin, mund të kishe vizë po të ishe i martuar. /ZOOM.AL/