zoom

Stil

Efektivi i “Shqiponjave” harron detyrën, nuk i reziston dot Shkurte Fejzës (VIDEO)

Një ndeshje spektakolare ishte ajo e djeshmja mes Shqipërisë dhe Çekisë.

Me një fitore 3-0, skuadra kombëtare arriti të bëjë krenarë të gjithë shqiptarët, me një lojë të bukur, ku fillimisht ishte Jasir Asani që shënoi i pari, ndërsa shënoi dy golat e parë me kombëtaren edhe sulmuesi Taulant Seferi.

Emocioni dhe krenaria pushtuan të gjithë stadiumin, ndërsa një ndër momentet më të bukura do të cilësohej edhe performanca e këngëtares Shkurte Fejza.

Me këngën patriotike “Mora fjalë” ajo ngriti në këmbë të gjithë stadiumin.

Videon e gjeni KËTU.

Pavarësisht se ishte në krye të detyrës u vu re që një nga efektivët e policisë nuk i ka rezistuar dot dhe ka kërkuar të ketë një foto me këngëtaren, ku nuk ka munguar edhe simboli i “shqiponjës” nga efektivi i policisë.

Shkurte Fejza zbriti në fushë me mikrofonin në dorë, ndërsa në tribuna shumë prej tifozëve mbajtën dorën në zemër për shumë se 4 minuta./ Zoom.al