zoom

Sport

Edi Reja nuk bind te Gorica, klubi merr vendimin e rëndësishëm për trajnerin italian

Aventura e trajnerit Edoardo Reja në krye të ND Gorica ka zgjatur vetëm dy muaj. Tekniku italian ka mbyllur sot bashkëpunimin me klubin slloven.

Klubi ND Gorica, përmes faqes zyrtare në “Facebook” ka njoftuar se palët kanë ndërprerë kontratën mes tyre. Shkak janë bërë rezulutatet jo pozitive.

“Edoardo Reja nuk është më trajner i ekipit të parë. Në kërkim të zgjidhjes më të mirë për të ngritur lart kurbën e rezultatit, klubi dhe Reja ndërprenë bashkëpunimin reciprokisht. Gjithashtu do të largohen edhe ndihmësit e tij, Sergio Porrini dhe Luigi Febbrari. Falënderojmë Rejën për përpjekjet e tij dhe i urojmë suksese në sfidat e ardhshme”, njoftoi klubi ND Gorica.

Agron Salja është zgjedhur nga klubi slloven trajneri i ri i ekipit për pjesën e mbetur të sezonit. /zoom.al/