zoom

Lajme

Edi Rama: TikTok do të mbyllet për 1 vit në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama është shprehur se TikTok do të mbyllet në Shqipëri për 1 vit.

Rama deklaroi se rrjeti social, të cilin e quajti rrugaç lagjje, mund të mbyllet rreth 8 javë pas fillimit të vitit të ri.

Kreu i qeverisë shtoi se efekti i masës do të shihet për 1 vit dhe më pas do të analizohen faktorët e tjerë nëse do të rikthehet apo jo.

Edi Rama: Është shumë më i fortë, shumë më ndikues, shumë më tërheqës ai rrugaçi i lagjes që e ka në telefon që quhet TikTok.

TikToku është rrugaçi i lagjes, që ne kemi frikë kur fëmija shoqërohet me të kur del nga shtëpia.

Ne TikTokun do ta mbyllim për një 1 vit. Kemi bërë hulutimiet tona në aspektin teknologjik, do të na duhen 6-8 javë duke filluar nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe për 1 vit ne do ta mbyllim plotësisht për të gjithë.

TikTok në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë. Pastaj dhe gjatë atij viti do të shikojmë se si do të veprojnë vendet e tjera, çfarë do të nxjerrë teknologjia për filtra etj., si do të reagojë TikTok.

Postime të lidhura