zoom

Aktualitet

Edi Rama takim me Begajn në Presidencë

Kryeministri Edi Rama pritet që ditën e sotme të zhvillojë një takim me presidentin Bajram Begajn.

Burime për mediat bëjnë me dije se takimi mes Ramës dhe Begajt do të zhvillohet në Presidencë dhe vjen në një kohë kur kanë mbetur më pak se dy muaj nga zgjedhjet lokale të 14 majit.

Deri më tani ende nuk dihet se çfarë do të diskutojnë, ndërkohë nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Kryeministria apo Presidenca lidhur me takimin e Begajt me Ramën.