Aplikacion
Prokurorët popullorë nuk kanë me mua asnjë punë. Ishte kjo deklarata e kryeministrit Edi Rama në “Now me Erla Mëhillin”.
Ai foli ekskluzivisht për dosjen McGonigal dhe lidhjen që ai ka me ish-zyrtarin e FBI-së, ndërsa u përplas me Andi Bushatin i cili kërkoi të pyeste Ramën, që deri tani kishte heshtur.
“Me atë këmishë që ke hapur ashtu nuk na tremb,” – iu drejtua analisti, të cilit kryeministri i tha se mund të vazhdonte me shpifjet e tij.
Edi Rama deklaroi se nuk ka asnjë hetim të zhvilluar në asnjë formë që mund të lidhë fjalën hetim me formën e zhvillimit.
Iintervista në studion e Erla Mëhillit nuk ka shkuar aq e qetë dhe në një moment analisti Andi Bushati ka lënë studion. “Erla, të ikim ne sa të mbarosh me këtë”, i tha analisti moderatores, teksa u largua nga studio.
Pas disa momenteve ai u rikthye.
Andi Bushati: Para se të bësh pyetje, duhet t’i mbyllësh gojën një njeriu që ofendon.
Erla Mëhilli: Po dale t’i bëjë pyetjen
Agron Shehaj: Na thuaj ndonjë fjalë për hetimin e FBI
Edi Rama: Kjo është arsyeja pse unë nuk shkova në Kuvend, pacipëria e këtyre… (i përgjigjet Agron Shehaj)