Aplikacion
Paloka theksoi se nuk ka angazhim total edhe me lëvizjen e Berishës, pasi siç sqaroi ai vetë “Ti e di që unë kam qenë Nënkryetar i asaj partie dhe për fat të keq jam pjesë e fajit të kësaj që po ndodh sot. Dhe nuk kam angazhimin total edhe të kësaj lëvizje që po ndodh sot. Kam qenë Nënkryetar e kam përgjegjësitë e mia, për çfarë ka ndodhur. I kam pranuar këto karagjozllëqe me kuvendin e korrikut”.
“Realiteti i asaj që ndodhi me 8 janar është i qartë për çdo shqiptar. Para 8 janarit kemi qenë dëshmitarë të një seri ndodhi. Disa herë deputetë të PD, jo pa qëllim, nuk ka qenë domosdoshmëri e madhe për mbledhje, por kanë vajtur ditë rresht, për të hyrë në selinë e PD dhe nuk janë lejuar. Është mashtruar për ditë të tëra, që po bëhen punime, por ne i dinim të gjitha ishin njerëz nga brenda selisë që na tregonin.
Ka një çështje që ka shkuar në prokurori tani. Basha e Bardhi janë denoncuar në SPAK. Brenda ka patur njerëz pa lidhje me PD, janë thirrur aty për të bërë atë që u bë. Quhet dhunë ajo e protestuesve, po dhunë ndaj kujt? Ndaj dyerve? Nuk u shkatërrua selia, ne vajtëm për të hyrë në seli. Selia ishte blinduar prej ditësh, një seli e blinduar qëllimisht që mos hynin anëtarët e deputetët dhe ne thamë do shkojmë për ti hapur. Tani dyert e blinduara me ca hapen me hunj?
Në gjithë dritaret përballë dilnin me maska e tregonin e demonstronin shkopinjtë. Dyert e brendshme ishin bërë me frëngji. E del Basha me paturpësi e thotë nuk i hodhëm gaz, po fikëse zjarri, po atë le ta zgjidhë prokuroria.
Ne vajtëm për të hyrë në seli. Më vjen turp që ca nga ata i kam patur kolegë, e dalin e flasin me fjalët e Spartak Braho. Tha ai do vritet E.A dhe Alibeajt i vunë gardë, po pse nuk e thirrën Brahon prokuroria, po dihet kush është e ndaj nuk e merr kush seriozisht. Do shkoja unë të vrisja Enkelejdin. Dhe u detyrua pas asaj që bëri Basha i nxori me radhë, një tufë njerëzish pa dinjitet, që më vjen turp që kam qenë krah tyre e flisnin për tmerret e përjetuara.
Basha zgjodhi të thërriste policinë e Ramës. Çfarë do ndodhte nëse dyert do ishin hapur? Ne na u mbyll dera dhe vajtëm për t’i hapur. Kaq. Atë ditë iu vu vula e turpit Lulzim Bashës. Ishin të gjithë demokratë. Edhe zotëria që bënte proza me Lulzim Bashën brenda, në krah tonë ishte motra e tij, Rita, ishte me ne po vinte të vriste vëllain. Dyert do hapeshin nuk mund të rrinte e mbyllur PD për demokratët. Bashës do i thuhej me mirësjellje e kulturë je i shkarkuar.
Dega 8 doli sot demaskoi me emra, njerëz që nuk kanë qenë në Shqipëri kanë votuar në Kuvendin e Bashës. PD nuk është 5 emra. PD janë ata që u mblodhën më 11 dhjetor, janë me dokumente, kanë shkuar në gjykatë me emër e kartë identiteti. Mi gjeni këta, ti e di që unë kam qenë Nënkryetar i asaj partie, dhe për fat të keq jam pjesë e fajit të kësaj që po ndodh sot. Dhe nuk kam angazhimin total edhe të kësaj lëvizje që po ndodh sot. Kam qenë nënkryetar e kam përgjegjësitë e mia, për çfarë ka ndodhur. I kam pranuar këto karagjozllëqe me kuvendin e korrikut.
Ky ka kopjuar veset e Ramës. I vetmi që po hedh poshtë çdo sakrificë të demokratëve është Lulzim Basha. I kam kërkuar të votëbesohet. Qe kur ambasadorja përmendi barin, filluan sulmet ndaj Bashës se nuk po reagonte. Dhe i thashë ke dy rrugë, ose të tërhiqesh ‘jo tha nuk e bëj’ nga akti ose dil e thuaj demokratëve ‘mendova se me këtë akt po bëja më të mirën’, nuk më doli e kërkoj votëbesimin tuaj. Nuk e pranoi. Me dhjetëra herë i kam thënë të votohej, vetëm vota e zgjidhte këtë krizë. Ka pranuar çdo gjë për karrigen e vet”, tha Paloka.
I pyetur për vendimin e Kryetarit të PD-së Lulzim Basha për pezullimin e tij nga Partia Demokratike, zoti Paloka tha se partia nuk është Lulzim Basha.
Sipas tij, Basha është një deputet i shkarkuar nga partia.