zoom

Aktualitet

Edhe sot reshje shiu e dëbore! Kur përmirësohet moti?

Edhe këtë të mërkurë moti i paqëndrueshëm do të dominojë vendin tonë.

Vranësirat e dendura dhe reshjet e shiut do të jenë prezente në perëndim me intesitet mesatar, ndërsa në veri vijojnë reshjet e dëborës. Në mbrëmje do të kemi përmirësim, duke ia lënë vendin orëve të kthjellëta.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore: 4/8°C
– Zonat e ulëta: 10/17°C