Aplikacion
Shërbimi Sinoptik gjerman paralajmëroi, se ka rrezik për jetë. Deri tani për fat të mirë nuk ka as viktima në njerëz dhe as dëme, vuri në dukje Ministria e Brendshme.
Gjendja e rrezikshme e ka preokupuar edhe vet kancelarin Olaf Scholz. Në vend që të bëjë luftë elektorale, Scholz të shtunën (18.05.2024) do të krijojë vet një përfytyrim në vend për situatën e vërshimeve. Këtë e komunikoi zëdhënësi i qeverisë së Saarland Julian Lange. Në kryeqytetin e landit Saarbrücken është shpallur gjendje e dëmit të madh.
Atje ku lumi Saar ka dalë nga shtrati janë vërshuar disa rrugë prej ujit dhe janë bllokuar – ndër të tjera edhe është bllokuar edhe autostrada e qytetit. Nga disa ndërtesa në këtë zonë të qytetit duhej të evakuoheshin njerëzit. Qendra për mbrojtjen nga katastrofat e konsideron gjendjen mjaft të tensionuar.
Lumi Saar do të vazhdojë të ketë rritje të nivelit të ujit për shkak të reshjeve të vazhdueshme. Shërbimi sinoptik i Gjermanisë ka regjistruar 100 litra ujë shiu për metër katror. Ndonëse reshjet janë rralluar situata është ende e vështirë nëzonat e evakuuara të Saarlandit. Po ashtu edhe në Nyrenberg brenda tri orësh ka pasur reshje të vazhdueshme dhe janë regjistruar gjithsej 300 emergjenca të zjarrfikëseve. /DW/
PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën për pagesën 110 mln euro për biznesmenin Becchetti.