zoom

Bota

Edhe Gjermania gjurmon fondet për OJF-të: Ku kanë shkuar paratë?

Edhe Gjermania është e shqetësuar për paratë e dhëna për organizatat joqeveritare.

Pas Amerikës, edhe Gjermania do të kontrollojë dhe gjurmojë se kush i ka marrë fondet dhe për çfarë janë përdorur ato.

Në një letër të firmosur nga kancelari i zgjedhur i CDU/CSU, Friedrich Merz, kërkohet informacion nga qeveria në detyrë se ku shkojnë fondet e dhëna tek OJF-të dhe pse paguhen disa organizata që nxisin protesta ndaj të djathtës.

Por, sipas mediave gjermane, qeveria në detyrë në Gjermani nuk ka një përgjigje për pyetjet e ngritura dhe nuk shpjegon dot ku shkojnë paratë e taksapaguesve.

Postime të lidhura