zoom

Bota

Edhe Bjellorusia përgatitet për luftë, stërvitje në kufi

Bjellorusia filloi të martën stërvitjet ushtarake në zonat afër kufirit të Ukrainës, Lituanisë dhe Polonisë, tha Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë.

Stërvitjet ushtarake vazhdojnë për tre ditë në rajonet Gomel dhe Grodno dhe synojnë të trajnojnë oficerët dhe trupat e mbrojtjes territoriale se si të mbrojnë rajonet e tyre përkatëse, shkruajnë mediat e huaja.

Trupat gjithashtu do të mësojnë procedurën që do të duhet të ndjekin në rast se vendoset ligji ushtarak, tha ministria në aplikacionin e mesazheve Telegram. “Një stërvitje komanduese po kryhet me brigadën 336 të artilerisë reaktive si pjesë e ngritjes së kontrollit të gatishmërisë luftarake të formacioneve dhe njësive ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Bjellorusisë”, citohet të ketë thënë ministria.

Stërvitjet ushtarake po zhvillohen nën mbikëqyrjen e shefit të trupave raketore dhe artilerisë së Forcave të Armatosura, thuhet në njoftim.

Bjellorusia është aleati më i ngushtë i Rusisë, por marrëdhëniet e saj me vendet perëndimore janë përkeqësuar në vitet e fundit – sidomos pasi Bjellorusia lejoi Rusinë të përdorte territorin e saj për të nisur një sulm ndaj Kievit. /ZOOM.AL/