Aplikacion
Sipas burimeve brenda Byrosë Kombëtare të Hetimit, thuhet se emri i Kryegjyshit Bektashi ka dalë në bisedat “SKY” që kanë zhvilluar eksponentët e bandave kriminale.
Në bisedat e tyre, ish-oficeri Baba Mondi, nuk përmendet për porositje vrasjesh, por si person që kërkon ndihmë prej tyre, për të ndërhyrë si “të fortë”, për t’i krijuar terren të lirë e garanci, që të përvetësojë disa prona.
Sipas informacionit, emri i Baba Mondit, deri tani ka dalë te 42 komunikime të tyre në “SKY”, ku “të fortët” i thonë njeri-tjetrit, se “kanë marrë porosi nga Baba Mondi, për ca toka në Tiranë, Elbasan, Fier, Durrës, Vlorë, Sarandë, Lezhë e Shkodër, ku ka pjesë dhe Ilir Meta”.
Në bisedat e tyre, ata i kërkojnë njeri-tjetrit, mbështetje e koordinim veprimesh, “për të ndihmuar Baba Mondin, duke kërcënuar pronarët, zyrtarët e pronave dhe gjyqtarët që kanë në dorë dosjet e pronave të Gjyshatës, kundrejt shpërblimit financiar e me toka që vlejnë”.
Si objektiv i ndërhyrjes së tyre në emër të Baba Mondit, përmenden 130 hektarë toka në Tiranë, Durrës e Vlorë; 59 hektarë të një reparti ushtarak në Elbasan, 32 hektarë në reparte ushtarake pranë Ksamilit e buzë detit në Kakome- Qefal, por dhe sipërfaqe të mëdha në Delvinë, Sarandë, Lukovë e Borsh që i kërkojnë ish-pronarët e para vitit 1945.
Berisha: Historia kurrë s’do të na falë, nëse ne nuk shpëtojmë shqiptarët nga kjo narkodiktaturë