Aplikacion
Nga ana e mesfushorit elbasanas vullneti ka qenë i qartë, ai dëshiron të vijojë karrierën e tij në Milano, pasi i dashuron ngjyrat zikaltër. Edhe nga klubi duket se nuk dëshirojnë të largojnë një talent me cilësitë e Asllanit që dita ditës rritet në aspektin e maturisë në fushën e lojës, por problem ngelet minutat shumë të pakta në dispozicon. Ai luan në të njëjtin poziicion me turkun Çalhanoglu, i cili është aktualisht një ndër më të mirët në pozicionin e tij në Evropë.
Sipas mediave italiane, klubi i Fiorentinës është shumë i interesuar për futbollistin shqiptar si dhe ka kërkuar informacione rreth transferimit të tij. Asllani te vjollcët do të gjente rregullisht më shumë hapësira se sa ka aktualisht të Interi.
Por pikërisht ajo që ka treguar ai gjatë Euro 2024, duke qenë një nga elementët më të mirë të Shqipërisë, ka rritur shumë vlerësimin për mesfushorin. Përtej Adriatikut bëjnë të ditur se Bepe Marota tashmë kërkon 35 milionë euro për të lënë të lirë Asllanin të largohet. Një shifër që jo çdo klub në Serinë A është gati ta paguajë.
Kësisoj, edhe Fiorentina është tërhequr për momentin, ndonëse mbetet në pritje të ndonjë sinjali nga mesfushori apo zikaltrit se kjo shifër mund të negociohet. /ZOOM.AL/