zoom

Politikë

Edhe 50 vite në politikë, Meta: Ishte detyrë e Bashës të bëhej lider, por …

Presidenti Ilir Meta thotë se në situatën që ndodhet Shqipëria, ai do të qëndrojë në politikë edhe për 50 vite të tjera. Një deklaratë e tillë vjen si një përgjigje indirekte ndaj kryedemokratit Lulzim Basha që prej disa muajsh tashmë në qëndrimet e tij publike shprehet se “Trekëndëshi i Bermudës”, Berisha-Meta-Rama duhen larguar nga politika.

 

Meta ka komentuar dhe marrëdhënien mes Bashës dhe Berishës. Sipas Kreut të Shtetit, Berisha e ka promovuar Bashën, por ishte detyra e kryedemokratit që të bëhej lider.

 

Meta: Kam bërë kullë në Tiranë unë? I dhashë Tiranës hapësira të gjelbra. Shqipëria do jetë akoma më e korruptuar. Pasi përsa kohë vidhen votat dhe zgjedhjet. Kam qenë dhe do jem edhe 50 vjet, në respekt të votës. Duke dhënë transparencë të plotë. Unë nuk po vetëjustifikohem. Jam krenar për atë që kam bërë. Nuk kam pasur plan për të qëndruar dhe 50 vjet, por duke qenë se si ka ardhur Shqipëria. Më pyet njëherë njëri, një eurodeputet i djathtë, kam qenë kryetar parlamenti. Më tha, puna e këtij Bashës me Berishën, nuk po e kuptoj. Si e mendon këtë gjë më tha. I thashë zotëri, çfarë po e pengon Berisha këtë, po e promovon. Tani nëse Berisha është tërhequr dhe në pension dhe bën 5 statuse në ditë, ky është i ri, duhej ta eklipsojë tjetrin. Të bëjë 15 postime në ditë.

 

Gazetarja: Nuk e ka lënë ka thënë.

 

Meta: Si nuk e ka lënë. Për çfarë nuk e kanë lënë, nuk e kanë lënë për të marrë pjesë në zgjedhje.

 

Gazetarja: Që të dalë si lider.

 

Meta: Por si del si lider, të jesh si lider. Të mbash 5 qëndrime për të qenë lider. Një lider thotë se është kështu dhe mban një qëndrim të vetëm. Isha kryetar Kuvendi unë, koalicion me Ramën, kishte ministrinë e Transportit LSI-ja atëherë. Shoh televizorin shof Qafë-Thanë. Ishin të irrituar shoferët qytetarët kishte rënë borë dhe ishte bllokuar. Thashë çështë kjo, marrë ministrin, i shkëlqyer në formim dhe i them çfarë po ndodh atje. Nuk di gjë më tha, unë jam në Dubai për Krishtlindjet me familjen. Ja të flas me drejtorin. E mora unë drejtorin i thashë çfarë ka ndodhur. Më tha po iki në Rinas do iki për pushime me familjen atje. Ore por dëborën të shkojë unë atje ta hap.

 

Postime të lidhura