Aplikacion
Madje, aktori 63-vjeçar ka konfirmuar se jo vetëm që do të ketë një film të ri të Shrek-ut, por, ashtu si Puss in Boots, personazhi i Gomarit do të ketë filmin e tij artistik spin-off.
Eddie, i cili ka realiuar zërin e Gomarit që nga premiera e filmit origjinal në 2001, detajoi planet për projektet e reja.
“Ne filluam të bëjmë Shrek 5 muaj më parë. Kam regjistruar aktin e parë dhe do ta përfundojmë këtë vit. Shreku do të dalë, dhe Gomari do të ketë filmin e tij ”, zbuloi aktori.
Po kështu, i pyetur nëse po regjistronte për të dy projektet në të njëjtën kohë, Murphy sqaroi: “Jo, jo në të njëjtën kohë. Fillova të regjistroj Shrek , mendoj se do të dalë në vitin 2025 dhe më pas do të bëjmë një nga Gomar më vonë.”