zoom

Të gjitha

Eda dhe Serkan thyejnë rekordin e ‘Game of Thrones’

“Dashuria është në ajër”, seriali që po transmetohet çdo pasdite në ekranin e Tv Klan, është kthyer edhe në fenomen të rrjetit, veç ekraneve ku është shfaqur dhe ndikimit të jashtëzakonshëm që ka pasur në publik.

Ndonëse seriali mbaroi transmetimin pak javë më parë, pas pjesës finale, kurba e shikueshmërisë kaloi edhe atë që deri tani kishte mbajtur rekordin – ‘Game of Thrones’. Kjo, falë fansave të filmit, të cilët i kanë shpërndarë në rrjet me miliona herë pjesët e tyre të parapëlqyera.

Prodhimi i vitit 2020 – 2021, i cili u transmetua në FOX TV, pati një shpërndarje të jashtëzakonshme në rrjet në serialin e 52-të dhe të fundit. Hashtagu “sençalkapimi“, kaloi edhe serialin më të ndjekur në rrjet, ‘Game of Thrones’, i cili ka regjistruar plot 7.8 milionë klikime.

Ndërkohë, “Dashuria është në ajër”, vetëm një natë pas transmetimit të serisë finale, është shpërndarë më shumë se 9 milionë herë. Po kështu, në një kohë të shkurtër, fansat kanë shpërndarë me miliona herë edhe hashtagun “sençalkapimi“, duke e kthyer kështu në “serialin më të përfolur në rrjet në botë” me më shumë se 9 milionë klikime.

Aktorët kryesorë, Hande Ercel dhe Kerem Bursin, ndonëse e kanë mbyllur ciklin me serinë e 52-të, në jetën e tyre kanë nisur një serial të vërtetë dashurie.

Aktori që luan rolin e Serkanit, Kerem Bürsin, në një postim të tij në rrjet, shkroi ndër të tjera: “Kur mendoj për të gjitha kujtimet e bukura dhe pozitivitetin që ky projekt krijoi në jetën time, e vetmja fjalë që më vjen në mendje është faleminderit. Faleminderit kujtdo që u bë pjesë e këtij produksioni”. /Revista Class