zoom

Lajme

Ed Manushi fut në sherr Roza Latin dhe Efin: Ty të duan të gjithë…

Një përplasje midis dy ish-banoreve të BBVA ka ndodhur në një nga emisionet e Top Channel.

Të ftuara në emisionin “Top Arena”, Roza Lati dhe Efi Dhedhes konkretizuan antipatinë e tyre për njëra-tjetrën. Edi Manushi i tha Rozës se atë e duan të gjithë por veçanërisht Efi ka një dashuri të frikshme për të.

“Çfarë ke Manush?”- e pyeti ish-banorja moderatorin, e cila kishtë një buzëqeshje injoruese në fytyrë.

Nga ana tjetër Roza ia kthej me të njëjtën “monedhë” Efi duke thënë që ajo ka një dashuri të frikshme për të gjitha vajzat që kanë karakter luftarak si vetë ajo.

Pjesë nga biseda:

Manushi: Unë shoh që ty të duan të gjitha. Efi ka një dashuri të frikshme për ty

Efi: Manush je një ti. Çfarë ke ti?

Roza: Efi ka një dashuri të frikshme mendoj për shumicën e vajzave që kanë qenë në “Big Brother” dhe që kanë qenë në karakter luftarak si vetë Efi, kështu që e marr në konsideratë.