zoom

Lajme

E turpshme! Modelja shqiptare ngatërron Kadarenë me Agollin: Pusho në paqe Dritëro!

Modelja e njohur shqiptare, Megi Luka ka bërë një gafë të pafalshme lidhur me vdekjen e Ismail Kadaresë.

Në një postim në Instastory, ish-Miss Universe Albania 2015 ka dashur që të shprehë ngushëllimet për ikjen e Kadaresë, por siç duket ajo e ka ngatërruar atë me të ndjerin Dritëro Agolli.
Modelja ka publikuar një poezi të Dritëroit të titulluar “Mjegull i dashurisë”, ndërsa përkrah saj shkruan “Pusho në paqe Dritëro Agolli”.

Postimi është fshirë pak minuta pasi ajo e kishte hedhur, dhe nuk dihet nëse modelja e ka vënë re vetë gabimin, apo të tjerë i kanë treguar se është Ismail Kadare ai që humbi jetën sot, ndërsa Dritëro Agolli është ndarë nga jeta para 7 vitesh.