zoom

Bota

E tmerrshme në Rumani! Flakët përpijnë spitalin Covid-19, humbin jetën 9 persona

Pas ngjarjes së rëndë në Maqedoni, ku 14 pacientë në spitalin Covid-19 ndërruan jetën nga flakët, e njëjta ngjarje e rëndë ka ndodhur edhe në Rumani.

Një zjarr shpërtheu në një njësi të kujdesit intensiv, në një spital që trajtonte pacientë me Covid-19, duke marrë 9 jetë njerëzish.

Zjarrfikësit shuan zjarrin në spitalin në qytetin lindor të Konstancës, duke sjellë ekipe shtesë nga qarqet aty pranë.

Raportohet se pacientë u hodhën nga dritaret për t’u shpëtuar flakëve.

113 pacientë ishin në spital në kohën e zjarrit, përfshirë 10 në njësinë e kujdesit intensiv. Rreth 50 pacientë deri më tani janë evakuuar dhe transferuar në spitale të tjera.

Në shkurt, një zjarr vrau katër pacientë në një spital Covid-19 në kryeqytetin Bukuresht.