Aplikacion
Në shenjë hakmarrje për romancën e 24-vjeçares me partnerin e saj, biznesmemin Mir Pepa, Marinela Berisha së bashku me të motrën kanë shkuar në restorantin ku po darkonte Klea Prenga dhe e kanë goditur në fytyrë me shishe qelqi.
24-vjçarja denoncoi dy motrat publikisht dhe në një postim në rrjete sociale shfaqet e prerë në fytyrë dhe e mbuluar në gjak. Ajo pretendoi se Antonela Berisha, dhe motra e saj e kanë goditur me shishe qelqi.
E reja ndër të tjera tregon se motrat Berisha e kanë kërcënuar pasi sipas tyre ajo është futur në mes të familjes së Marielës.
Ndërkohë Klea shprehet se personat në fjalë “as nuk më njohin dhe as nuk i njoh. Nuk kam pasur kurrë kontakt me to”.
Por kanë qenë ndjekësit që kanë zbuluar aferën e 24-vjeçares me burrin e Marinela Berishës.
“Dhuna nuk eshte nje veprim i mire por edhe ti futesh burrit huaj ne shtrat e ti postosh foto nga ballkoni shpis asaj ku jeton me burrin dhe djalin eshte e turpshme po pse mi vajz a pak djem beqar keni qe vraponi pas burrave te martuar a ke pik turpi si ti si lloji jot pse shko merresh me burr te martum me fmi cfare mendo ti qe do veproje dikush qe hy ja shkaterro familjen jeten e nda baben nga i biri ?Turp te qoft ty para se ti futesh tjetrit ne shtrat mendo sikur te ishe ti ne vend te asaj si do veproje,mos vraponi pas burrave te martum o zoti ju vraft as ti as tipet si puna jote se keni boll djem beqar mos u lakmoni per nje makine se merrni veten ne qaf e shkaterroni familjen e huaj dhe prinderit e juaj”, shkruan një komentuese.
Ndërsa një tjetër shkruan: “Femra tjeter qe Marinela ja mori burrin qe kishte vite e lidhur bota rrumbullak zemer I erdhi dita dhe motres tende ta provoj cfar esht tradhtia i erdhi dita ta perjetoj te njejten gje qe kaloj ajo femra tjeter kshu dhe motra jote i hyri tjetres ne familje.”
Por kush është biznesmeni?
Biznesmen i njohur në vend, që dikur ka qenë në lidhje me motrën e Oriola Marashit. Mir Pepa njihet nga të gjithë si një nga personat më të pasur në Shqipëri, për të është folur edhe me herët që ka qenë në lidhje me disa nga modelet më seksi shqiptare, e po ashtu ai bie shumë në sy për stilin e jetës së shfrenuar dhe të shtrenjtë që ka.
Por ishin komentuesit në postimin e Kleas, ata që shkruan emrin e biznesmenit nëpër komente. Madje ka nga ata që thonë se çifti në fakt është i ndarë.
“Më e forta është që paska kohë dhe qenka ndarë nga burri zonja e botës, e ka bërë veç nga inati. Më ordinere femra të dëshpëruara. Lëvizje të dëshpëruara”, shkruan një komentues.
Si ndodhi ngjarja
Ishte vetë e reja që denoncoi publikisht ngjarjen në një postim në rrjetet sociale ku tregonte dëmtime e rëndë që kishte marrë në fytyrë.
Ndërkohë ish-banorja dhe motra e saj janë shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punojnë për lokalizimin e shtetaseve A. B., 28 vjeçe, dhe M. B., 28 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88/25 i Kodit Penal.
Këty dy shtetase, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në ambientet e një lokali në Tiranë, dyshohet se kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen K. P., 24 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë”, njoftuan unifromat blu.
Postimi i plotë i Klea Prengës
Të martën, rreth orës 21:30, teksa isha duke ngrënë qetësisht në një restorant në Tiranë, u përballa me një sulm të papritur dhe të dhunshëm. Dikush më goditi nga pas dhe më theu një gotë në fytyrë ndërsa po haja. Dëmtimet janë të rënda dhe kam shpëtuar për një qime. Tronditja e asaj nate është e paimagjinueshme.Sulmi u krye nga Mariela Berisha dhe Antonela Berisha.
As ato dhe askush tjetër nuk mund ta shkatërrojë fytyrën dhe imazhin tim.
Më vjen keq për to, sepse e tyrja është e shkatërruar me kohë.
Nga anët tona as hasmi nuk goditet duke ngrënë. Po të ishe aq gangstere sa të duket vetja, do më kishe ardhur përballë.
Sa për mesazhin kërcënues që ke dërguar pasi ke kryer sulmin.Mua nuk ma prishin dot imazhin fundërrina si ju qe ju njeh e gjithë Shqipëria. Ti nuk ke familje vajzë e dashur që të të hyet në mes. Ti del e tregon përralla nëpër media për jetën tënde.
Femra xheloze si puna juaj meritojnë të izolohen në një spital mendor, sepse as sulmet e juaja të dhunshme nuk do të mundin të më shkatërrojnë mua apo jetën time.
Femra si puna juaj janë mësuar me jetën e rrugës dhe aq kapacitet keni sa të arrini në veprime të tilla jo njerëzore.
Por mua nuk ma prishni dot identitetin dhe vlerat e mia sepse vij nga një familje me vlera dhe integritet dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë.
Do jua çjerr maskën shumë shpejt.
Regjistrimet e kamerave janë në dorën e shtetit dhe do të publikohen së shpejti.
Jam mirënjohëse që jam ende këtu dhe se nuk përfundoi më keq. Policia po heton ngjarjen, dhe shpresoj që drejtësia të vihet në vend.
Ky sulm nuk do të më ndalojë; përkundrazi, do të më bëjë më të fortë dhe më të vendosur.