zoom

Bota

“E shihni avionin? O Zot” – Komunikimet para dhe pas përplasjes së avionit me helikopterin ushtarak

Në momentet tronditëse të ndodhura para, gjatë dhe pas përplasjes së avionit të American Airlines me një helikopter ushtarak në Uashington, janë regjistruar komunikimet mes kontrollorëve të trafikut ajror.

Në audion e publikuar nga CNN, një kontrollor i trafikut ajror mund të dëgjohet duke pyetur operatorin e helikopterit nëse arrinte ta shihte shohë avionin e pasagjerëve.

“PAT 2-5 e shihni CRJ përballë jush? PAT 2-5 kalon pas CRJ”, thotë kontrollori, i ndjekur menjëherë nga një fjalë e paqartë dhe një “uç” me zë të lartë, ndoshta në momentin e përplasjes së avionit me helikopterin.

 

Lëvizja tjetër e kullës së kontrollit ishte të informonte pilotin për një tjetër fluturim për atë që kishte ndodhur: “Nuk e di nëse keni dëgjuar, por ka pasur një përplasje në fund të pistës 3-3. Do të jemi të mbyllur për një periudhë të pacaktuar.

“Po, ne ishim afër aeroportit dhe pamë shkëndija nga përtej Potomac,” tha një tjetër pilot.

Postime të lidhura