zoom

Aktualitet

E rëndë! U paraqit në spital, 17-vjeçarja nga Durrësi humb jetën nga bakteri i rrallë

Një 17-vjeçare ka humbur jetën për shkak të meningitit bakterial.

Raportohet se fillimisht adoleshentja është paraqitur një ditë më parë në spitalin e Durrësit dhe më pas është nisur drejt QSUT-së, ku ka humbur jetën paraditen e kësaj të diele.

Ndërkohë po trajtohen me profilaksi familjarë të saj dhe personeli mjekësor që ka trajtuar 17 vjeçaren pasi meningiti bakterial është ngjitës.

Në vendin tonë ndryshe nga vende te tjera vaksina kundër meningitit nuk është e përfshirë në kalendarin e detyrueshëm të vaksinimit.

Postime të lidhura