zoom

Aktualitet

E rëndë! U dërgua me urgjencë në spital, vdes 15-vjeçarja! Ç’ndodhi në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër ku një 15-vjeçare ka humbur jetën pasi u dërgua me urgjencë në spital.

Adoleshentja dyshohet se tentoi të vetëvarej në banesë dhe u dërgua nga famljarët në urgjencën e spitalit Shkodër.

Por e mitura nuk ka mundur të mbijetojë duke humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 13.11.2024, rreth orës 20:00, në urgjencën e Spitalit Shkodër është sjellë nga familjarët një shtetase e mitur rreth 15 vjeçe, e cila dyshohet se ka tentuar të vetëvarej në banesë. E mitura 15 vjeçare ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.