zoom

Aktualitet

E rëndë te “Kodra e Diellit”, punëtori bie nga skela dhe vdes pas 4 orësh në spital (Emri)

Një 55-vjeçar ka gjetur vdekjen tragjikisht sot, në një kantier ndërtimi në Tiranë, teksa ishte duke punuar në lartësitë e pallatit, mbi një skelë.

Policia e kryeqytetit njoftoi se viktima është Sinan Baci, i cili është aksidentuar në zonën e quajtur “Kodra e Diellit”, e kthyer në kantier ndërtimi prej kohësh.

“Më datë 03.04.2024, rreth orës 09:00, te Kodra e Diellit, në një kantier ndërtimi, ka rënë nga lartësia e objektit ku ishte duke punuar, shtetasi S. B., 55 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, ky shtetas ka humbur jetën në spital, rreth orës 13:10. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaroi policia.

Dëshmitarët thanë se ngjarja ishte aksidentale dhe se Baci nuk mundi t’i mbijetonte plagëve, duke ndërruar jetë rreth 4 orë pas ngjarjes.

Policia nisi hetimet për kompaninë e ndërtimit dhe drejtuesit teknikë të punimeve. /ZOOM.AL/